Sërish numër katërshifror i rasteve të reja pozitive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Sërish numër katërshifror i rasteve të reja pozitive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.166 raste pozitive nga 6.458 testime të realizuara, kurse janë shëruar 232 pacientë.

Janë regjistruar 29 viktima.

Që nga fillimi i epidemisë së Covid-19 në Maqedoninë e Veriut janë sëmurë 171.576 persona. Prej tyre janë shëruar 153.148 pacientë, kurse jetën e kanë humbur 5.755 persona.

Raste aktive në vend ka 12.673.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *