Ditën e djeshme, Anglia dhe Spanja morën një vendim të rëndësishëm duke ndaluar futbollistët e tyre të udhëtojnë drejt kombëtareve në zonat e kuqe ku Covid-19 është akoma problem serioz.
Ky vendim bëri bujë dhe shkaktoi pakënaqësi të madhe, një ndër to dhe vetë FIFA-s. Presidenti i federatës së futbollit në mbarë globi, Xhani Infantino ka reaguar duke e quajtur si çështje urgjente dhe e rëndësisë së madhe këtë vendim.
“Së bashku ne jemi përballur me probleme të mëdha në të kaluarën dhe duhet të vazhdojmë t’i bëjmë në të ardhmen. Disponueshmëria e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare është një çështje me urgjencë dhe rëndësi të madhe. Unë jam mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar nga shumë futbollistë në këtë kohë të vështirë dhe apeloj për solidaritet me çdo federatë futbolli për të bërë atë që është e drejtë dhe e barabartë për futbollin botëror.
Shumë nga lojtarët më të mirë në botë luajnë në Angli dhe Spanjë dhe ne besojmë se këto vende ndajnë gjithashtu një përgjegjësi për të ruajtur dhe mbrojtur integritetin sportiv të garave në të gjithë botën. I shkrova kryeministrit britanik Boris Xhonson për kufizimet e karantinës për lojtarët që do të kthehen në Angli nga vendet e listës së kuqe dhe i kërkova atij mbështetjen e nevojshme në mënyrë që këta lojtarë të mos privohen nga mundësia për të përfaqësuar vendin e tyre në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022.