Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 24.08.2021 (e martë), me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 101-të me më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhje do të shqyrtohet Informacioni me Raport për aktivitetet e realizuara për vitin 2020 nga Strategjia nacionale për zhvillim të konceptit për “Një shoqëri për të gjithë dhe interkulturalizëm” dhe Plani i veprimit për zbatimin e strategjisë për 2021-2022.
Në përputhje me Rendin e ditës, në mbledhje do të shqyrtohet edhe Informacioni për vendosjen e verës në qarkullim dhe eksport, prodhuar nga rrushi i verës nga korrja e vitit 2020, përgatitur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Informacioni për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Memorandumin e mirëkuptimit për lehtësim të transportit rrugor të mallrave në rajonin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.