Venko Filipçe: Nga sot nis fushata e vaksinimit “Vaksinohu” deklaroi në takimin me gazetarët ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se sipas raportit dy javor mbi 90 përqidn e të infektuarve me Kovid 19 janë persona të pavaksionuar ndërsa vetëm një pëqriqndje e vogël janë persona që kanë pranuar një ose dy doza të vaksinës. Nuk ka ngarkesë në spitalet ku numri i qytetarëve të vaksinuar është shumë i madh, ndërsa në Tetovë dhe Gostivar ku përqindja e të vaksinuarve është e ulët mbetet shumë e rëndë tha ai në takimin me gazetarët. Në anën tjetër Filipçe potencoi faktin se për të arritur imunizimin kolektiv do na duhet të vaksinohemi dhe të respektojmë rekomandimet dhe protokollet duke kontribuar të gjithë në këtë drejtim transmeton Info7.mk