Një tragjedi e rëndë ka mundur të ndodhë në Tetovë ku sot në orët e mëngjesit një person i pa njohur ka tentuar në Spitalin e Tetovës të pres gypin e oksigjenit që shkonte në Qendrën Covid por që e gjithë kjo ka mbetur në tentativë informon Tetovasot.
Siç meson TetovaSot nga Spitali i Tetovës, personi ka arritur të pres me mjet të mpreht një gyp tjetër e jo gypin kryesor të oksigjenit. Nëse do të kishte arritur ta bëjë këtë, sot 120 pacientë me oksigjen do të ishin të vdekur përcjellë Tetovasot.
Policia dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbulimin e arsyes përse ka dashur të bëjë një akt të tillë.