Të gjitha vendet, ku po shkojnë afganët që arratisen nga regjimi i talebanëve

Mijëra njerëz po përpiqen të largohen nga Afganistani pas marrjes në kontroll të vendit nga talebanët, pothuajse pas dy dekadash. Rreth 2.2 milion afganë janë strehuar tashmë në vendet fqinjë ndërsa 3.5 milion ende janë të pastrehë brenda kufijve të Afganistanit si rezultat i konfliktit të vazhdueshëm dhe paqëndrueshmërisë politike, shkruan BBC

Numri i afganëve që po largohen

Talibanët kontrollojnë të gjitha pikat kryesore të kalimit tokësor me fqinjët e Afganistanit dhe militantët kanë thënë se nuk duan që afganët të largohen nga vendi. Sipas raporteve vetëm tregtarët ose personat me dokumente të vlefshme udhëtimi do të lejohen të kalojnë.

“Shumica dërrmuese e afganëve nuk janë në gjendje të largohen nga vendi, ” tha të premten një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

“Duke filluar që nga sot personat që mund të jenë të rrezikuar nuk kanë rrugëdalje.”

Talebanët kontrollojnë të gjitha rrugët tokësore dhe aeroportin

Megjithatë, disa refugjatë kanë arritur të gjejnë një rrugëdalje për tu larguar nga vendi. Mijëra afganë tashmë ndodhen në Pakistan. Ata u larguan menjëherë pas marrjes në kontroll të vendit nga talebanët.

Ndërsa rreth 1.500 afganë janë strehuar në Uzbekistan dhe po jetojnë në tenda pranë kufirit. Në Kabul, mijëra persona janë nisur drejt aeroportit ndërkombëtar, aktualisht i vetmi operacional në vend, në një përpjekje të dëshpëruar për tu larguar, raporton abcnews.al

Të premten, një zyrtar i NATO -s tha se më shumë se 18,000 persona u dëbuan nga aeroporti që kur talebanët morën kontrollin, por nuk është e qartë se sa prej tyre ishin shtetas afganë.

Sa afganë janë larguar?

Lëvizja e fundit e afganëve është pjesë e një eksodi historik nga një vend që ka qenë në paqëndrueshmëri dhe konflikt përgjatë shumë viteve. Edhe para se talibanët të merrnin përsëri në kontroll vendin, më shumë se 550,000 njerëz ishin  të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre këtë vit për shkak të luftimeve, sipas UNHCR -së.

Kjo do të thotë se rreth 3.5 milionë afganë janë zhvendosur aktualisht.

Numri i afganëve që janë zhvendosur

Këtë vit, afganët gjithashtu do të përballen me mungesa ushqimore në pjesën më të madhe të vendit. Sipas një raporti nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB -së në qershor  14 milionë njerëz – më shumë se një e treta e popullsisë  vuanin nga uria.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *