Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas një aksioni kontrollues në të gjithë territorin e vendit janë dënuar 648 shoferë, . Aksioni është zhvilluar nga ora 15:00 deri në ora 20:00. 78 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, 13 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara. Prej 648 vozitësve të sanksionuar, 332 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 316 jashtë zonave të banuara.