Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë nga 22:00 deri në ora 04:00 policia ka zbuar kontroll për dënim të shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë këtij aksioni janë dënuar gjithsej 102 shoferë të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni.
Sipas njoftimit, pjesa më e madhe e gjobave janë në territorin e SPB Shkup 25, SPB Manastir 19 dhe SPB Kumanovë 14.
Aksione e këtilla do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.