Në spitalin e Strumicës mjekohen 39 pacientë me coronavirus, ndërsa drejtorja e spitalit, Katerina Kuzmanovska thotë se për çdo ditë ka rritje të rasteve të reja.
“nga pacientët që ndodhen në mjekun në Repartin Infektiv gati 90% prej tyre janë të pavaksinuar. Kjo është dëshmi se virusi më lehtë bartet te personat e pavaksinuar”, tha Kuzmanovska.
Ajo shtoi se në klinikë ka edhe disa shtretër të lirë dhe nëse është nevoja do të hapet edhe spitali modular që ka 34 shtretër.
Ndryshe, në Maqedoni për çdo ditë ka për më shumë se 1000 raste në ditë dhe me dhjetëra të vdekur në 24 orë.