Ditë e hapur në MPJ

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të realizohet Ditë e hapur.

Në MPJ do të mund të realizojnë vizitë qytetarët e vendit dhe përfaqësuesit e diasporës, në mënyrë që të dëgjojnë vërejtjet, sugjerimet dhe idetë e tyre, për përmirësimin e shërbimeve konsullore, por edhe për të gjitha fushat e tjera që janë me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët, dhe lidhen me punën e këtij institucioni.

“Me këtë ne do të donim të prezantojmë punën e Ministrisë para qytetarëve tanë, si në aspektin e njohjes më të afërt, ashtu edhe në aspektin e transparencës së punës, projekteve dhe politikave të saj. Ju ftojmë të Shtunën, 21 Gusht, në periudhën prej 11.00 deri në 17.00, të vini në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme për takime të drejtpërdrejta dhe individuale te Ministri Bujar Osmani dhe punonjës të tjerë të Ministrisë, të paraqisni vërejtjet, sugjerimet dhe idetë tuaja”, thuhet në njoftimin e MPJ-së

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *