Tetovë, 9 të vdekur edhe 124 të hospitalizuar

Situata vazhdon të  jetë e rëndë  në qytetin e Tetovës  nga të infektuarit me Covid 19. Vetëm në 24 orët e fundit jetën e kanë humbur 9 persona, kurse 124 vazhdojnë të jenë të shtrirë në spital. 122 prej tyre  janë me oksigjen terapi.

 “Nga pacientët që kemi të hospitalizuar kemi 124 pacientë, nga këta pacientë me rëndësi është të dini se 13 pacientë janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 3 pacientë kanë marrë dozën e dytë  me çka 90% e pacientëve që kemi hospitalizuar janë pacientë që nuk janë hospitalizuar. Sa i përket numrit të vdekurve kemi 9 pacientë të cilët ishin  me sëmundje vërtetë të rënda. Sa i përket pranimit kemi pasur 18 pranime  mbrëmë. Kontrolle në ambulant kemi pasur 209 edhe lirisht mund të them mbi 90% janë Covid pacientë”, tha Gëzim Nuredini – koordinator i Covid-Qendrës – Tetovë.

 Në spital  gjatë ditës së djeshme ndihmë kanë kërkuar 209 pacientë nga ku 90% e tyre nga testet e bëra kanë dalë pozitiv, ndërsa spitali është i stërmbushur. Tre pacientë janë detyruar që t’i nisin për në spitalin e Shkupit. Sipas Nuredinit, infektologu Memeti nga Gostivari gjatë ditës së djeshme që kërkoi karantinë për Gostivarin mendon se ka të drejtë pasi që edhe në Tetovë situata është alarmante.

 “Nuk e di nëse besoni se këtë e menduam edhe ne këtu që jemi pasi që në bazë të terrenit  që ne e shohim  edhe pse të dhënat nuk janë zyrtare, po e them se nuk ka shtëpi që nuk ka njeri pozitiv. Kjo nuk është zyrtare, por  është prognozë dhe atë që e ka thënë kolegu nga Gostivari zë vend  si duhet”, shtoi koordinatori i Covid-Qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *