Qeveria në kërkim të zgjidhjes për letërnjoftimet

Mbetet ende dilemë se si do të votojnë rreth 40 mijë qytetarë, letërnjoftimet e të cilëve u ka skaduar afati, ndërsa për shkak bllokadës së ligji të ri, ata nuk mund të marrin letërnjoftime të reja.

Nga VMRO DPMNE thonë se  shteti po bënë lojë me inteligjencën e popullit dhe se kjo është e papranueshme.

“Po kërkojnë alibi. Çka, edhe një muaj nuk do të kemi letërnjoftime!? Zgjedhjet janë edhe 2 muaj. Ata që tani e dinë që nuk do të ketë letërnjoftime. Absolutisht është e pa pranueshme. Le t’i përvjelin krahët. Le të bëjnë tender siç duhet dhe le të jepen dokumentet”, tha Vllado Misajlovski nga VMRO-DPMNE.   

Por, zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska tha se Qeveria po bënë përpjekje per te gjetur zgjidhje.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM po punon për gjetje të një zgjidhjeje sistemore dhe mënyrë që të sigurojmë të drejtë kushtetuese të garantuar që qytetarët të mos shkyçen nga lista zgjedhore për shkak skadimit të letërnjoftimeve”, u shpreh Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *