Pas një pauze njëvjeçare për shkaqe të pandemisë, gjatë ditës së djeshme në Kurshumli Han u mbajt Manifestimi tradicional “Synetimi i fëmijëve 2021” në organizim të OH “El Hilal” dhe me mbështetje të Komunës së Çarit dhe Qytetit të Bursës së Turqisë ka shkruar ne rrjetin social facebook kryetari i komunes se Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk. Në këtë manifestim në emër të Komunës së Çairit ishte i pranishëm kryetari i Këshillit Komunal, Zahir Bekteshi i cili bashkë me Behixhudin Shehapin, kryetar i OH “El Hilal“, sikurse dhe me Alinur Aktashin, kryetar i Qytetit të Bursës, kishin fjalimet e veta ku kanë vërë në pah se ky Manifestim që po mbahet tanimë 15 vite me radhë, është mjaft domethënës posaçërisht për aspektin social. Sivjet me këtë projekt u përfshinë gjithsej 303 fëmijë, të cilëve falas iu siguruan rrobat tradicionale të synetimit dhe mjeku ka shkruar Ganiu, transmeton Info7.mk