Të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrues rajonalë mund të aplikojnë në aplikacionin online të disponueshëm në www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk deri më 25 gusht.
“Meqenëse testimi i kandidatëve të regjistruar deri më tani do të bëhet më 19 dhe 20 gusht, për të gjithë kandidatët e regjistruar në periudhën nga sot (18.08.2021) deri më 25 gusht, do të organizohen testime shtesë”, thonë nga Enti Shtetëror për Statistika.
Listat e kandidatëve të regjistruar deri më tani dhe informacioni për kohën dhe vendin e testimit publikohen në komisionet e rajoneve të regjistrimit.
Kontaktet me këto komisione dhe informacion shtesë në lidhje me testimin janë në dispozicion në lidhjen: https://popis2021.stat.gov.mk/PopisniReoni.aspx