Blinken: Sot SHBA dhuroi kontigjentin e parë nga 500,000 doza Pfizer për Kosovën

Pas arritjes në vendin tonë të kontingjentit prej 35,100 dozave të vaksinave dhe zotimit të SHBA-ve se do ta mbështes Kosovën me 500 mijë vaksina Pfizer, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se këto doza e sjellin 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të Kosovës për vaksinimin.

“Sot SHBA dhuroi kontigjentin e parë nga 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij në Twitter.

Edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka thënë se një Kosovë e shëndetshme  dhe e pavarur është një partner i fuqishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto komente Price i ka bërë në Twitter pas donacionit të mbi 35 mijë dozave Pfizer për Kosovën nga ShBA-ja në kuadër të 500 mijë vaksinave në total që pritet të arrijnë në Kosovë në vazhdim.

Price ka shkruar se po përmbushin premtimin e presidentit Joe Biden për ta furnizuar Kosovën më 500 mijë vaksina

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *