Sipas një deklarate nga pallati Elysee, në bisedën telefonike të presidentit Macron me homologun amerikan, u diskutua për situatën në Afganistan, pasi talebanët morën kontrollin e vendit.
“Macron vuri theksin mbi nevojën absolute për sigurimin e një koordinimi të shpejtë dhe konkret mes aleatëve për evakuimin e shtetasve tanë, burrave dhe grave afgane që ndodhen nën rrezik dhe të cilët kanë punuar për SHBA-në dhe aleatët e saj”, thuhet në deklaratë.
“Presidenti i nënvizoi homologut të tij përgjegjësinë tonë të përbashkët dhe se nuk do t’i braktisim afganët të cilët ndajnë vlerat tona dhe që kanë nevojë për mbrojtje”, theksohet në deklaratë.
Gjithashtu thuhet se dy liderët u dakorduan për forcimin e veprimeve të përbashkëte në çështjet humanitare, politike dhe luftën kundër terrorizmit kryesisht në kuadrin e G7.