12 persona nga Tetova dhe Gostivari nuk respektuan vendimin për karantinë

Më 19.08.2021 nëpunësit policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë – Sektori për punë të brendshme në Gostivar, kanë vazhduar aktivitetet për kontrolle të rregullta të personave me vendim për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Kanë konstatuar se 8 persona nga Gostivari, edhe pse kanë pasur vendim për izolim dhe mjekim në kushte shtëpiake, nuk i kanë respektuar vendimet dhe kanë dalë jashtë vendit, transmeton TV21.

Më 18/19.08.2021 nga nëpunësit policorë të SPB Tetovë është konstatuar se katër persona nga Tetova, të cilët kanë pasur vendim për izolim, e kanë lëshuar vendin.

Kundër personave do të përgatiten kallëzime përkatëse për moszbatim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë, në bazë të nenit 206 të Kodit Penal.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *