Situata me Covid vazhdon të rëndohet tejmase në Tetovë ndërsa informacionet e fundit janë shumë dramatike për sa i përket numrit të personave që kanë vdekur dhe atyre që janë infektuar vetëm brenda 24 orëve të fundit informon Tetovasot duke iu referuar burimeve nga Spitali i Tetovës.
Janë gjithsej 5 të vdekur dhe 325 të sëmurë nga Covid 19 brenda 24 orëve
122 persona janë me oksigjen dhe 203 janë më lehtë të prekur nga virusi
Gjithsej të hospitalizuar janë 122, të vakcinuar me 1 dozë 10 persona ndërsa të vakcinuar me 2 doza 4 persona ndërsa ambullanta ditore 203.
Nga Spitali i Tetovës bëjnë apel për më shumë kujdes dhe respektim të masave.