Cilësia e shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore është shumë e rëndësishme. Synojmë të rrisim cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve të ofruara me anë të projektit i cili përbëhet nga 3 sisteme:Sistemi nacional “Menaxhimi i radhës së klientëve” – “Merr numër”Ky sistem tashmë përdoret në qendrat tona “Një pikë për shërbime”. Me anë të këtij sistemi mundësojmë që secili qytetar të marrë shërbimin e kërkuar në kohën e duhur.Sistemi Nacional “Vlerëso administratën” – ”Semafor”Pas marrjes së çdo shërbimi në qendrat tona “Një pikë për shërbime”, secili qytetar ka mundësinë që të vlerësoj administratorin dhe shërbimin e marrë. Kjo bëhët vetëm duke skanuar QR kodin e biletës suaj të pritjes.Sistemi Nacional “Cakto termin për të marrë shërbim” – ”Radha ime”Ky sistem iu mundëson qytetarëve që të caktojnë një termin për një datë të caktuar në qendrat tona “Një pikë për shërbime”, duke theksuar kohën dhe llojin e shërbimit që do të marrë. Si rrjedhojë shmanget mundësia për të pritur në radhë. (https://etu.uslugi.gov.mk/pages/reservation)Ne si ministri jemi të gatshëm që këtë sistem t’ia ofrojmë secilit institucion në vend, pa asnjë kosto, me qëllimin e vetëm që cilësia dhe efikasiteti i shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore të jenë në nivelin e kërkuar ka shkruar ministri i SHoqerise Informative, Jeton Shaqiri, transmeton Info7.mk