Masat e deritanishme për të hyrë në Greqi, të cilat vlejnë edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq kanë të bëjnë me dokumentin lidhur me Kovid-19 dhe formularin PLF të plotësuar, janë vazhduar deri më 27 gusht të këtij viti, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në pajtim me vendimin ministror “Parakushte për hyrje në vend në mënyrë që të kufizohet përhapja e Kovid-19”, që tashmë është publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë, ndërkaq nesër hyn në fuqi, Maqedonia e Veriut është ende në listën e vendeve të treta për të cilat nuk zbatohet ndalimi i hyrjes në Greqi, të gjitha vendkalimet kufitare tokësore janë të hapura dhe udhëtimi në Greqi kërkon një certifikatë vaksinimi ose PCR test negative ose të shpejtë ose konfirmim të një virusi, së bashku me formularin e plotësuar PLF.
Si edhe deri më tani, të gjithë vizitorët, “pavarësisht nga shtetësia dhe mënyra e hyrjes në vend” kanë katër mundësi për sa i përket dokumenteve që duhet të paraqesin dhe kanë të bëjnë me Kovid-19, ndërsa MIA raporton në detaje të gjitha parakushtet për të udhëtuar në Greqi.
Opsioni i parë është të keni përfunduar vaksinimin 14 ditë para udhëtimit dhe të paraqisni një certifikatë vaksinimi në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, të lëshuar nga një institucion publik dhe të përmbajë të dhënat: emrin dhe mbiemrin, siç janë të shënuara në pasaportë, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave, së bashku me datat e administrimit.
Mundësia e dytë është me test negativ: ose PCR e marrë në 72 orët e fundit para udhëtimit ose një test antigjeni (i shpejtë) i marrë 48 orë më parë.