Evakuohen edhe shtetasit e fundit të Maqedonisë nga Afganistani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nëpërmjet rrjeteve sociale informon se të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut evakuohen në mënyrë të sigurt nga Afganistani.

“39 nga qytetarët tanë janë në Swindon, Britani e Madhe dhe kthehen sonte për Shkup, ndërsa në Oslo, Norvegji janë 7 qytetarë tanë nga ku pas disa ditësh karantinë, sipas rregullave epidemiologjike të vendeve, ata do të dërgohen në shtëpi;

 27 qytetarë tanë janë në bazën ushtarake amerikane në Doha, Katar,  dhe po bëhen përpjekje shtesë si me autoritetet e Katarit ashtu edhe me administratën amerikane për t’i referuar ata në Shkup sa më shpejt të jetë e mundur.

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh mirënjohjen për aleatët dhe përfaqësuesit e tyre në Kabul, të cilët kanë bërë përpjekje të mëdha  për evakuimin e sigurt të qytetarëve të gjetur në Afganistan”, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *