Për hyrje dhe dalje nga Maqedonia nga 1 shtatori me dokument të Covid 19

Nga 1 shtatori i vitit 2021, shtetasit e vendit dhe ato të huaj do të jenë në gjendje të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëse paraprakisht në vendkalimin kufitar paraqesin-certifikatë/vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht marrjen e të paktën dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID-19; ose certifikatë/vërtetim për kalimin e KOVID-19 në 45 ditët e fundit duke llogaritur nga dita e rimëkëmbjes; ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-CoV-2, 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Për qytetarët tanë që do të kthehen në vend pas 1 shtatorit dhe nuk kanë test PCR, ose certifikatë për vaksinim ose që e kanë kaluar KOVID-19, do të caktohet masë karantine prej 7 (shtatë) ditësh izolim në shtëpi me vendim të Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor”, theksohet në kumtesën e seancës së sotme të qeverisë.

Shtetasit e huaj që transitojnë nëpër vend do të mund ta bëjnë këtë në afat prej 5 orëve me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrje të vendit, të cilën duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje nga vendi. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *