Ekipet e NKP po sanojnë defektin F 500

Po ju sjellim pamje nga terreni, ku ekipet e punës të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” po punojnë me intensitet të lartë për sanimin e defektit të mbyllësit F 500 në udhëkryqin “Cvetan Dimov”/”Xhon Kenedi” të Komunës së Çairit, ka shkruar ne rrejtin social Visar Ganiu kryetar i komunës, transmeton Info7.mk.
Për shkak të këtij defekti siç informoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, nga ora 08:00 e ditës së sotme ndërprerje të furnizimit me ujë kanë shfrytëzuesit e këtyre rrugëve: “Xhon Kenedi”, “Cvetan Dimov”, “5 Maji” (“Pançe Nedellkovski”), “Kemal Ataturk”, “LPK” (“Kosta Abrasheviq”), “Saraevska”, “Mentaz Allaibegu” (“Ordan Çopella”), “Fadil Bekteshi”(“Jajce”), “Ahmet Hajdari” (“Stojna Stevkova”), “Brigada e 7 shqiptare”, sikurse edhe lagjja “Fushë Tophanë”. Gjithashtu, për shkak të këtij defekti ndërprerje të ujit ka edhe Gjinekologjia e Çairit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *