Armata e Maqedonisë sot shënon 29 vjetorin e themelimit

Në platonë para Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës në Shkup sot do të shënohet Dita e Armatës e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Solemniteti do të realizohet në pajtim me protokollin për mbrojtje nga Covid-19 të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për shënimin e festave shtetërore.

Nga Shtatmadhoria e Armatës informuan se fjalim do të kenë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandanti suprem, Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli, Vasko Gjurçinovski.

Në pajtim me skenarin, në solemnitet do të ndahen dekorata dhe mirënjohje për njësitë e Armatës dhe bashkëpunëtorë të cilët kontribuojnë për zhvillimin e mbrojtjes. Presidenti Pendarovski do të dorëzojë Dekoratën për merita ushtarake dhe Konventa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përderisa ministrja Shekerinska dhe shefi Gjurçinovski do të ndajnë mirënjohje për përfaqësuesit e institucioneve me të cilat bashkëpunon Armata.

Në solemnitet, komandanti i Gardës nacionale të Vermontit, gjeneral-majori Gregori Najt, i cili ndodhet për vizitë disaditëshe pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministres Shekerinska do t’i ndajë medalje për shërbim të dalluar, ndërsa gjeneralit Gjurçinovski medalje për merita.

Në solemnitetin qendror do të marrin pjesë edhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deputetë nga Kuvendi, ministra të Qeverisë, përfaqësues nga kori diplomatik e ushtarak, kryetari i Qytetit të Shkupit, ish-ministra të mbrojtjes dhe shefa të shtatmadhorisë, gjeneralë të armatës, përfaqësues nga organizata, institucione shtetërore, vetëqeverisje lokale dhe shoqata me të cilat bashkëpunon Armata.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *