Carovska: Presim vendimin e Qeverisë për fillimin e vitit shkollor me prezencë fizike

Minsitrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska pret që Qeveria në seancën e sotme të marrë vendim për fillimin e vitit shkollor 2021/2022 me prezencë fizike, me rekomandimin e Shtabit të Krizave i cili dje vlerësoi se janë krijuar kushtet për hapjen e shkollave, transmeton TV21.

“Vitin e kaluar ne treguam se mund të kemi një vit shkollor të suksesshëm online, por nuk ka arsim më të mirë se me prani fizike. Sepse përvojat si në botë ashtu edhe në vendin tonë tregojnë se shëndeti mendor dhe socializimi janë pjesë e të mësuarit. Ka protokolle, vitin e kaluar shkollat u hapën vetëm për nxënësit në ciklin e ulët dhe nuk kishim ndonjë incident të përhapjes së virusit të brendshëm. Prandaj, këtë vit, në interes të nxënësve, Shtabi i Krizave rekomandoi dhe pres që sot në seancën qeveritare të sillet vendimi”, deklaroi Carovska.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *