Pas një viti me mësim online, Ministria e Arsimit thotë se tash janë krijuar kushtet për fillimin e vitit shkollor me prezencë fizike. Vendimi përfundimtar për këtë do ta merr nesër Qeveria. Në dhënien e këtij propozimi të Ministrisë, ka ndikuar edhe numri i madh i mësuesve të vaksinuar dhe personelit të shkollës, që aktualisht është 62% e numrit të përgjithshëm të punonjësve në shkolla. Për mbrojtje më të mirë kundër Covid-19, Minsitria e Arsimit ka përgatitur edhe protokollet.
“Në drejtim të fillimit të vitit të ri shkollor janë protokollet për mbrojtjen nga Covid-19, për mësimdhënien me prani fizike, të përgatitura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe tani më janë miratuar nga Komisioni për Mbrojtje nga Sëmundjet Ngjitëse, dhe u referohet mbajtjen e maskave dhe ajrosjen e rregullt të ambienteve ku mbahen mësimet”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Mes tjerash në protokolle parashihet edhe dezinfektimi i duarve për nxënësit dhe stafin e shkollës, të vihen në funksion të gjitha hyrjet e shkollës si dhe nxënësve që vijnë me transport të organizuar t’u bëhet matja e temperaturës para hyrjes në autobus.
Sa i përket funksionimit të çerdheve, nuk do të ketë ndryshime, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, gjegjësisht do të punojnë me kapacitete të kufizuara.
“Në grupet e çerdheve deri në dy vjet, numri i fëmijëve është 15, dhe në grupet nga dy deri në gjashtë vjet është 20. Sipas situatës epidemiologjike, ne do të krijojmë protokollet, domethënë do të marrim masa për të zvogëluar numrat. Për shkak të pushimeve verore, vetëm rreth 8,300 fëmijë janë të pranishëm në çerdhe ndërsa protokollet lejojnë akomodimin e 25,600 fëmijëve”, u shpreh Jagoda Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Shahpaska kumtoi se numri i punonjësve të vaksinuarve nëpër çerdhet e Shkupi është më shumë se 65 %. Me drejtorët e çerdheve tjera do të organizojë mbledhje online me qëllim që t’i marrim edhe të dhënat e tyre, ndërkohë apeloj të gjithë punësuarit e çerdheve të vaksinohen sepse përgjegjësia e tyre është shumë domethënëse.