Një person i moshës 38-vjeçare është lënduar rreth orës pesë të mëngjesit, pasi në të edhe ndaj dy personave tjerë është shtënë me armë zjarri nga një makinë Mercedes, kanë njoftuar nga MPB, përcjell SHENJA.
“Me lëndime ka përfunduar A.Gj të cilit i është ofruar ndihma mjekësore në spitalin ‘Shën Naumi i Ohrit’. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastiti”, qëndron në kumtesën e policisë.