Prej sot Tetova me transport të organiziar urban!
3 linja qarkullimi dhe 5 autobusë që do të jenë në shërbim të qytetarëve për të lëvizur brenda qytetit, nga ora 06:00 deri 20:00!
Për 10 ditët që vijnë qytetarët do të mund të shfrytëzojnë autobusët pa pagesë, për sa do të zgjasë edhe pilotimi, duke inkurajuar qytetarët që të përdorin autobusët në vend të veturave.
Më mirë, më shpejtë, më lirë! Kudo në qytet, shpejt dhe sigurt!