Masat e reja për hyrje dhe dalje nga shteti nuk do të fillojnë nesër apo pasnesër. Ne do të japim një afat të arsyeshëm, nëse do të jetë një javë apo dhjetë ditë, do të kumtojmë nesër. Ne kemi parasysh se shumë nga qytetarët tanë janë në pushime, ndërsa të tjerët ende nuk kanë shkuar. Nuk duam të shkaktojmë kosto financiare shtesë, deklaroi sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.Në një paraqitje të ftuar në televizionin “Sitel”, Filipçe shpjegoi se si shtetasit e huaj ashtu edhe ata tanë do të duhet të dorëzojnë test PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose vërtetim se ata e kanë tejkaluar virusin, jo më pak se 45 ditë ose certifikatë se janë vaksinuar. Nuk ka test të detyrueshëm PCR për fëmijët.Filipçe përsëriti se vaksinimi është mekanizmi i vetëm për tejkalimin e krizës së Kovid-19. Duke marrë dy doza, nënvizoi, rreziku i vdekjes nëse dikush infektohet zvogëlohet për 20 herë.