Hasani: Situata është serioze me Covid-19, respektoni masat dhe vaksinohuni

Zëvendësministri i shëndetësisë Ilir Hasani thotë se situata me Covid 19 në vend është serioze dhe numri i rasteve të reja shënon rritje. Hasani bënë thirrje për respektim të masave dhe vaksinim.

“Situata e krijuar e infektimeve me Covid-19 është shqetësuese. Në rajone të caktuara është alarmante. Numrat e infektimeve janë shumë të larta me trend shumë të keq.
Mendoj se përfundimisht duhet të ndalemi, gëzimit dhe argëtimit ti themi stop sepse shëndeti jonë është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Kemi treguar si dijm t’u përmbahemi masave, prandaj ju ftoj të solidarizohemi të gjithë me personelin shëndetësor, që ta kalojmë më lehtë këtë situatë.
Ditët që vijn do të jenë të vështira. 😪
🙏Respektoni masat, vaksinohuni!.”, ka shkruar në rjetet sociale zëvendësministri Hasani, njofton info7.mk.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *