Qendra për Menaxhim të Krizave njofton se ende janë aktive zjarret në Bukoviç dhe Raoviç të Komunës së Sarajit, zjarri pranë fshatit Melniçani Epërm në Komunën e Qendër Zhupës, si dhe në zonën e fshatrave Rakle, Nikodin e Toplica në Komunën e Prilepit. Nadica Rçkovska nga Qendra për Menaxhim të Krizave. Sipas saj, tashmë janë vënë nën kontroll zjarret mes fshatit Crvena Vodë dhe Shtëpisë së Alpinizmit Kitka në Komunën e Studeniçanit, ndërkaq edhe zjarri në malin Kozhuf pranë vendit të quajtur Krushë, rajoni i Gjevgjelisë tashmë është nën kontroll.