Është shembur edhe qeveria e Afganistanit, pas arratisjes së presidentit të vendit, Ashraf Ghani, dhe hyrjes së militantëtve talebanë në kryeqytetin Kabul.
Talebanët janë shprehur se shumë shpejt do të shpallin Emiratin Islamik të Afganistanit, ndërkohë që kanë bërë edhe foto brenda Pallatit Presidencial.
Ditët e fundit, talebanët kishin marrë nën kontroll disa qytete të mëdha, ndërsa sot morën edhe kryeqytetin.
Ish-Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, njoftoi në Twitter se po formonte një këshill për transferimin në paqe të pushtetit, duke i bërë thirrje qeverisë dhe talebanëve që të ruanin qetësinë dhe të qëndronin larg veprimeve që do të shkaktonin kaos.
Ndërkohë, luftëtarët talebanë njoftuan se do të hynin në rajonet e policisë për të ruajtur rendin, pasi forcat e policisë kanë braktisur pozicionet që mbanin.
Sa i përket forcave amerikane, zyrtarët deklaruan se ka nisur evakuimi me helikopter i stafit diplomatik. Ishte vet-sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i cili deklaroi më herët gjaë ditës se stafi i ambasadës në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, po largohet nga objekti dhe se ata po shkojnë drejt aeroportit. Blinken tha se nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara të qëndrojnë në Afghanistan.
Ofensiva e militantëve talibanë u përshpejtua javën e kaluar, duke tronditur qeveritë perëndimore teksa mbrojtja e ushtrisë kolapsoi.
Dhjetëra-mijëra afganë janë larguar nga shtëpitë e tyre, shumica prej tyre nga frika se talibanët do të kthehen në pushtet.