Sipas raportit të fundit të Qendrës për menaxhim me kriza, deri në orën 16:00 në territorin e vendit janë gjashtë zjarre aktive, prej të cilave tre janë me intensitet më të madh, tre të tjera janë lokalizuar, ndërsa një është nën kontroll. Aktive janë zjarret mbi fshatrat Raoviq – Bukoviq në Komunën e Sarajit afër Parkut nacional “Jasen”, afër fshatrave Divlje dhe Krushje në Komunën Petrovec, një në rajonin e Prilepit, dy në atë të Velesit dhe në deponinë e qytetit në Vinicë.
Siç informon QMK, zjarri mbi fshatrat Raoviq dhe Bukoviq në Komunën e Sarajit është aktiv në disa drejtime në terren të pakalueshëm dhe po shuhet me helikopterë. Në Parkun nacional “Jasen” nuk ka intervenim nga helikopterët dhe mund të hyjë në park. Në shuarjen e zjarrit po marrin pejsë 20 pjesëtarë të Armatës, të punësuar në EP “Jasen” dhe NP Jasen, tre zjarrifkës me një automjet për fikjen e zjarrit he një helikopter i armatës. Sipas informatave të QMK-së nga terreni, vonë pasdite në këtë rajon kanë filluar reshjet e shiut.
Aktiv është zjarri afër fshatrave Divlje dhe Krushje në komunën Petrovec dhe po përhapet drejt livadheve me bar të thatë. Në shuarje po marrin pjesë 12 të punësuar nga EP “Karaxhica” dhe 5 zjarrfikës me 2 automjete zjarrfikëse.
Në rajonin e Prilepit aktiv është zjarri afër fshatit Toplica nga fshati Rakle drejt fshatit Kërstec, por është me intensitet të dobët. Ekipet po përballen me shuarjen në pjesën e ulët nga fshati Rakle. Sipas QMK-së, bëhet fjalë për zjarr të ulët, ku po digjen gjethe dhe bar I thatë. Në pjesën e lartë ka tym, pa flakë të zjarrit, por për shkak të erës, është e mundur të zhvendoset në Kozjak, ku ka vetëm bar dhe gurë. Rrezik nga zgjerimi I një zjarri të madh deri në këtë moment, nuk ekziston, theksojnë nga Qendra. Në shuarje po marri pjesë gjashtë të punësuar nga EP “Pisha e Zezë” – Prilep.
Aktive janë dy zjarre në rajonin e Velesit dhe atë afër vendit Staro Gradsko dhe tek moteli “Makedonija”. Në të dy zjarret po digjet bar I thatë dhe në shuarjne e tyre intervenojnë nga tre zjarrfikës me nga një automjet për fikjen e zjarrit.
Zjarr shpërtheu edhe në deponinë e qytetit në Vinicë, por vendi I djegur është nëln kontroll. Intervenojnë gjashtë zjarrfikës me cistern dhe dy të punësuar nga NP “Solidarnost” nga Vinica.
Dy zjarre ka edhe në territorin e Komunës Makedonski Brod. Njëri është në atarin e fshatit Sllatinë, I cili është lokalizuar, por ka tym në brendësi, ku po intervenon ekipi nga EP “Makedonski Brod”. Zjarri I dytë afër fshatit Deviç, gjithashtu është lokalizuar, por edhe këtu në terren është ekipi nga EP “Makedonski Brod” me pesë të punësuar, si dhe tre zjarrfikës.
Zjarri I cili filloi afër vendit të quajtur Bejaz Tepe në Komunën e Pehçevës dhe më pas u zhvendos në rajonin e fshatit Budinarci në Komunën e Berovës është lokalizuar. Në terren janë të pranishëm 49 pjesëtarë të MPB-së, tetë të punësuar në EP “Ravna Reka” me dy automjete terreni me cistern, tetë të punësuar në EP “Maleshevo” me dy automjete terreni me cistern, 3 zjarrfikës nga Berova me një automjet për fikjen e zjarrit, ekipi I DMSH-së me 7 të punësuar dhe një automjet terreni, si dhe ekipe zjarrfikëse nga Austria dhe nga Bullgaria.
Në orën 14:50 shpërtheu zjarr në vendin e quajtur Ladno Dollçe një kilometër në rrugën drejt fshatit Stragovë në rrafshnaltën Vitaçevo në Komunën Kavadar, ku është djegur bar I thatë, në afërsi të pyllit me lisa. Deri në orën 16:00 zjarri është vënë nën kontroll, zjarri është anashkaluar dhe po tymon vetëm në brendësi. Në shuarje po intervenojnë tre zjarrfikës me një automjet për shuarjen e zjarrit dhe katër të punësuar në NP “Pyjet nacionale” – Kavadar me një automjet zjarrfikës.