FIFA ka publikuar ranglistën për ekipet kombëtare, ku Kosova ka pasur ndrysim të madh, duke u ngjitur në pozitën e 115-të.
Që nga përditësimi i fundit me 27 maj 2021, Dardanët kanë pasur rritje në ranglistën e fundit të FIFA-s.
Ekipi i Kosovës është ngritur në pozitën e 115-të nga pozita e 120 sa ishte dhe tani ka 1159 pikë.
Për dallim nga Kosova, ekipi kombëtar i Shqipërisë ka rënë për dy pozita në ranglistën e FIFA-s.
Shqipëria renditej në pozitën e 67-të, ndërsa tani renditet e 69-ta me 1360 pikë të mbledhura.
Nga koha e përditësimit të fundit janë zhvilluar plot 348 ndeshje, ndërsa kanë spikatur turnetë madhor.
Belgjika ka mbetur kombëtarja e parë, Brazili ka kaluar i dyti, ndërsa Franca bie në pozitën e tretë.
Anglia ka mbetur e katërta, Italia është ngjitur në pozitën e pestë, ndërsa befasia e madhe është ngjitja e SHBA-ve në pozitën e dhjetë. /Telegrafi/