Nga e hëna do të ketë kontrоlle të intensifikuara në lidhje me masat e reja kundër Кovid-19

Nga e hëna do të ketë kontrоlle të intensifikuara në lidhje me masat e reja kundër Кovid-19. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Inspektoriatit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska, në takimin e sotshëm diskutuan për zbatimin e vendimit për rekomandimet parandaluese, masat e përkohshmë, protokollet e synuara, planet dhe algoritmet për veprim për mbrojten kundër koronavirusit.

Siç informoi ministri përmes profilit të tij të fejsbukut, kontrollet e intensifikuara do të pasojnë që nga 16 gushti, i cili kishte shkruar: “Vaksinohuni, që ta ruajmë shëndetin”

Me masat e fundit për mbrojtjen dhe parandalimin nga Kovid-19, të cilat i miratoi Qeveria ndalojnë çdo lloj ngjarjeje dhe funksionimi të objekteve hotelierike të mbyllura nga 16 gushti dhe vërtetim të detyrueshëm të vaksinimit, të paktën me dozën e parë, gjatë hyrjes në ngjarje ose objekt me më shumë prej 30 të pranishëm në ambient të hapur nga 15 gushti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *