BDI: VMRO dhe ASh-AA në një vijë, kundër Marrëveshjes së Ohrit


Marrëveshja Kornizë e Ohrit që nga nënshkrimi e deri më sot për 20 vite me rradhë ka pasqyruar gjendjen reale dhe faktike të shtetit dhe të qytetarëve për një bashkëjetesë me të gjitha bashkësitë etnike në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se shënimi i këtij 20 vjetori të Marrëveshjes së Ohrit si bazë e funksionimit të shtetit, duhet të na gjejë të bashkuar e jo të ndarë, derisa politikat ditore të VMRO-së për këtë 20 vjetor nuk duhet të ndikojnë në ndarje dhe përçarje të qytetarëve, por përkundrazi.

VMRO-DPMNE nuk duhet të harrojë se janë pjesë e përpilimit dhe nënshkrimit të kësaj marrëveshje dhe nënshkrimi i tyre figuron aty.

Kjo marrëveshje i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe ikja nga përgjegjësia dhe mospjesëmarja në manifestimin jubilar është thjeshtë dyfytyrësi politike dhe me këtë VMRO-DPMNE dëshmon se janë parti që ende punon në politika me linjë një etnike.

VMRO-DPMNE dhe kreu i saj Hristijan Mickoski, duhet të jenë të vetëdijshëm dhe mos harrojnë që Maqedonia e Veriut është shtet anëtarë i NATO-s dhe nuk duhet devijuar nga politikat eurointegruese.

Ndërsa, sa i përket partive opozitare shqiptare, ato si zakonisht nuk rreshtohen aty ku janë forcat progresive dhe aleatët tanë SHBA dhe BE, por rreshtohen pas VMRO-DPMNE dhe nuk meritojnë vëmendje të veçantë apo të ndarë nga VMRO-DPMNE.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *