Osmani: Prej nesër edhe Franca bashkëngjitet në përpjekjet për shuarjen e zjarreve

Pas ndihmës që arriti nga vendet anëtare të BE-së: Austrisë, Sllovenisë, Rumanisë dhe Bullgarisë si dhe nga Serbia, prej nesër edhe Franca na bashkohet në përpjekjet e shuarjes së zjarreve në vend, ka bërë të ditur ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani në facebook.

“Në këtë kohë sfidash, lajmi i mirë është demonstrimi i solidaritetit evropian. Pas ndihmës nga vendet- anëtare të BE-së, si: Austria, Sllovenia, Rumania dhe Bullgaria, si dhe vendi fqinj Serbia, nga nesër edhe Franca bashkëngjitet në përpjekjet për shuarjen e zjarreve në vend. Nesër, që në mëngjes, në dispozicion do të kemi tre gjeneralë nga Shërbimi i zjarrfikësve të Francës, të cilët janë ekspertët më të mirë për zjarret e mëdha dhe të rrezikshme. Ndihma e Francës do të jetë e plotësuar edhe me pajisje të sofistikuar të përbërë nga dronë me pilot/ operatorë francez, të cilët do të ndihmojnë në pjesën e identifikimit, mapimit dhe informimit të hershëm të rajoneve, vatra potenciale të zjarreve, si pjesë e rëndësishme e operacionit për shuarjen e zjarreve. Inkuadrimi i Francës vjen për shkak ekspertizës së lartë që posedojnë në shuarjen e zjarreve të pyjeve, pas koordinimit të suksesshëm të rrjetit tonë diplomatik. Solidariteti dhe ndihma e aleatëve tanë në këto momente krizash është më shumë se e mirëseardhur në tejkalimin e krizës, njëherësh paraqet edhe shprehjet të vërtetë të solidaritetit evropian”, ka shkruar ministri Osmani në Fejsbuk.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *