Kosovë: 2640 raste aktive me Covid-19, sot pritet të merret vendimi për masat e reja antiCOVID

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 2,640, ndërsa në njoftimin për media lidhur me masat e reja antiCOVID-19 nga Oda e Turizmit dhe Hotelierisë ditë më parë kanë njoftuar se vendimi pritet të merren sot, më 11 gusht.

Qeveria e Kosovës sot ka njoftuar se do të mbajë mbledhjen e radhës në ora 10:00 por nuk ka treguar pikat e rendit të ditës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ditë më parë ka paralajmëruar masa për ata qytetarë që nuk marrin vaksinën antiCOVID-19.

“Nuk mund të lejojmë që qytetarët të pa vaksinuar, për shkak të neglizhencës të kenë liritë e njëjta me ata që janë vaksinuar”, ishte shprehur Vitia, raporton Telegrafi.

“Virusi Delta nuk po kursen tash as fëmijët. Janë shumë fëmijë të infektuar me valën e fundit dhe ky është një alarm për qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm”.

Sipas tij, me paraqitjen e variantit Delta është e qartë se çdo masë konvencionale nuk do të ketë suksesin që kanë pasur para variantit Delta dhe në këtë drejtim ka rritur në 290 ekipe të vaksinimit në mbarë Kosovën.

Se do të ketë masat e reja kanë thënë edhe nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit ditë më parë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marr pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë në qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marr vaksinën anti-COVID, pasi nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *