Mediat greke shkruajnë se mijëra ha pyje, fshatra dhe zona të banuara janë përfshirë nga flakët masive.Në këto momente, janë duke u djegur dhjetëra shtëpi në fshatrat Guves dhe Edhipso. Banorët janë evakuuar, për shkaqe sigurie. Në zonë janë duke operuar aktualisht trupa zjarrfikëse nga Greqia, Rumania dhe Ukraina.