Disa zjarre në vend ende janë aktive

Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) deri në orën 19 në territorin e mbarë vendit aktiv janë dhjetë zjarre edhe atë në fshatin Razllovc të Dellçevës, mbi fshatin Budniarci të Pehçevës, në Dragoecë të Shtipit, në Bogosllovec të Sveti Nikollës, mbi fshatrat Raoviq dhe Bukoviq të Shkupit, pastaj afër Katllanovës në Divle dhe Krushje, në malin Kitkë, pastaj fshatin Svetomitrani të Krushevës, në dy lokacione të rajonit të Prilepit- te fshatrat Dren dhe Smollane dhe në Toplicë dhe Romanovcë të Kumanovës. Një pjesë e zjarreve, madje janë lokalizuar ose janë nën kontroll.

Zjarri në rrethinën e rajonit të Dellçevës është aktiv me çka janë paraqitur edhe vatra të reja. Në fshatin Razllovcë në vendin e quajtur “Lokalica”, zjarri është lokalizuar, por ekipet ende janë në vendin e ngjarjes. Zjarri në atarin e fshatit Razllovcë tërësisht është vënë nën kontroll. Zjarri në atarin e fshatit Trabotë dhe Istevnik i Ri në vendin Sveta Voda është vënë nën kontroll, por në vendin e ngjarjes mbeten 4 të punësuar të Pylltarisë që të kontrollojnë gjendjen, ndërsa të tjerët janë tërhequr dhe drejtuar në fshatin Razllovcë.

Ende është aktiv edhe zjarri në territorin e komunës së Pehçevës dhe përhapet në territorin e Berovës. Shuarja e zjarrit zhvillohet në zonë të pakalueshme mbi fshatin Budinarci. Nga QMK theksojnë se kërkohet ndihmë nga ARM-ja me 30 ushtarë dhe mjete për shuarjen e zjarrin pasi situata është alarmante.

Njësia kundër zjarreve e Shtipit në orën 12:00 ka marrë njoftim për zjarr që ka shpërthyer në atarin e fshatit Dragoevë në Komunë të Shtipit ku digjet bar i thatë dhe pyje me sipërfaqe të ulëta. Ka njohuri për vatër të re zjarri në fshatin Bogosllovec në territorin e Sveti Nikollës.

Zjarri në Raoviq- Bukoviq nuk ka ndonjë rrezik për fshatrat. Digjet pyll i përzier dhe është në terren mjaft të paarritshëm. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *