Të gjitha ata persona që nuk e kanë pranuar vaksinën anti – COVID 19 nuk do të mund të hynë në objekte ku ka më shumë se 30 persona edhe atë në hapësira të hapura. Në çdo objekt, aheng ose event tjetër nevojitet certikatë, njofton Qeveria nga mbledhja e fundit. ” Duke filluar nga 16 gushti i vitit 2021 nevojitet posedimi i obliguar i certifikatës për vaksinim së paku doza e parë, për të hyr në çdo objekt, përfshirë edhe objektet hotelierike, ku ka më shumë se 30 persona për çfarë do lloj ngjarje (aheng, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore e sportive). Posedimi i një certifikate për imunizim – të paktën doza e parë e vaksinës, vlen vetëm për personat mbi 18 vjeç. Obligohen shërbimet kompetente të inspektimit në periudhën e ardhshme të intensifikojnë kontrollet me qëllim të zbatimit dhe respektimit të rekomandimeve preventive dhe masave lidhur me KOVID 19”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së RMV-së”, thuhet në Kumtesën e Qeverisë të lëshuar pas përfundimit të mbledhjes.