Nuk ka kimikate të djegura në ish-fabrikën e OHIS-it në Shkup

Inspektorati i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se në zjarrin që e përfshiu dje hapësirën e ish-fabrikës OHIS, nuk ka kimikate të djegura. Në njoftim thuhet se është djegur vetëm bari i thatë.

“Është djegur bari i thatë dhe në OHIS nuk ka asnjëfarëlloj të kimikateve dhe nuk ekziston rrezik për shëndetin dhe mjedisin jetësor. Ka zjarre, kanë arritur policia dhe ndihma e shpejtë. Zjarri është duke u lokalizuar”, njoftojnë nga IMJPH.

Si pasojë e thithjes së tymit teksa shuhej zjarri, një zjarrfikës ka përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *