Gjendja me zjarret në vend vazhdimisht po ndryshon

Përderisa disa po lokalizohen apo tërësisht po vihen nën kontroll, disa të tjerë shpërthejnë. Çdo orë hapen vatra të reja. Po veprohet me të gjitha forcat dhe resurset e disponueshme, por kushtet e motit – temperaturat e larta dhe era e fuqishme, po e vështirësojnë situatën.

Prej dje, në mbarë territorin e vendit është shpallur gjendje krize e cila do të zgjatë 30 ditë, ndërsa Shtabi kryesor për menaxhim me kriza e ndërmori koordinimin për luftë kundër zjarreve.

Është sjellë edhe Plani I aksionit për preventive dhe përballje me zjarret.

Kompetentët thonë se sipas sistemit të veprimit, për 20 deri 30 minuta, me një paraqitje, sigurohet ndihmë me kërkesë të njësisë zjarrfikëse apo komunës. Veprohet sipas parimit të prioriteteve me ç’rast kyçe janë jetët njerëzore dhe objektet, ndërsa fushat dhe pyjet me drunj të shkurtë janë në plan të dytë. Ata njëherit bëjnë thirrje të mos përhapet panic mes popullatës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të sillen ndërgjegjshëm, të jenë shumë të kujdesshëm, sepse mjafton vetëm një shkëndijë e vogël nga pajisja elektrike apo filteri I cigares për të shpërthyer zjarr.

“Gjendja po ndryshon nga minuta në minutë, ndërsa vegjetacioni I thatë, temperaturat e lart dh era kontribuojnë për përhapje të shpejtë të zjarreve ekzistuese dhe dukuri të vatrave të reja”, tha drejtori I QMK-së, Stojançe Angellov.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *