Njëmbëdhjetë punonjëse të Kopshtit për fëmijë “Fidani” marrin vendime

Visar Ganiu ka shpërndarë edhe një lajm të mirë në profilin e tij në Facebook, ku bëhet fjalë për ndarjen e 11 vendimeve në kopshtin e fëmijëve “Fidani”.

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

“Me kënaqësi, sot bashkë me drejtoreshën e Kopshtit për fëmijë “Fidani”, Gëzime Bakiu, ndamë 11 vendime pune për edukatore, përkëdhelëse, udhëheqëse dhe personel tjetër të këtij institucioni”, shkruan Ganiu në Facebook.

“Me forcimin e kapaciteteve kuadrovike, veçanërisht në institucionet ku rriten dhe marrin hapat e parë më të vegjlit tanë – fëmijët, drejtpërdrejt ndikojmë në vendosjen e themeleve të fuqishme të shoqërisë sonë”, ka thënë Ganiu.

“Si Komunë e Çairit dhe unë si kryetar i saj gjithmonë jemi përkrah nevojave të proceseve edukativo-arsimore, mbi të gjitha duke u angazhuar edhe për modernizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës”, është shprehur kryetari i komunës.

Dua të përkujtoj në këtë drejtim edhe punimet që po i zhvillojmë në ndërtimin e kopshtit më të madh në vend – “Bambit”, me kapacitet prej 350 fëmijëve që padyshim do të jetë një vatër e sigurt që do të ndikojë drejtpërdrejt në edukimin e fëmijëve.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *