Erëra të fuqishme janë paralajmëruar për sot në Kosovë, përkundër motit të nxehtë që po mban.
Dëme materiale janë shkaktuar në Pejë, si pasojë e erërave të fuqishme që po fryjnë, shkruan Reporteri.net.
Në disa pamje të publikuara në mediat lokale, shihet se drunjtë janë rrëzuar dhe kanë dëmtuar një makinë që ndodhej aty pranë.
Pamjet thuhet se janë realizuar në afërsi të Spitalit rajonal të Pejës.
Ndryshe, për sot është paralajmëruar freskim i motit dhe reshje shiu në disa pjesë të vendit. /Reporteri.net