MPPS Maqedoni: Gati 60 përqind e të punësuarve në kopshtet e fëmijëve janë vaksinuar

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje të gjithë punonjësve në kopshtet që nuk janë vaksinuar t’i bashkohen procesit të imunizimit, në mënyrë që procesi arsimor të ecë pa probleme gjatë pandemisë.

“Si ministri bëjmë thirrje për përgjegjësi sociale të të gjithë atyre që janë të përfshirë në procesin e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve parashkollorë, ta vazhdojnë imunizimin për të me ritëm të pakufizuar gjatë gjithë verës”.

“Në të njëjtën kohë, njoftojmë se deri më tani gati 60 përqind e punonjësve në kopshtet në vend janë vaksinuar dhe në të njëjtën kohë apelojmë që 40 përqind e mbetur të edukatorëve, kujdestarëve dhe stafit teknik të vaksinohen në mënyrë që të mundësohet qëndrim i sigurt i fëmijëve”.

“Vetëm në këtë mënyrë kopshtet do të jenë në gjendje të punojnë me kapacitet të plotë pas përfundimit të periudhës së verës. Stafi i kopshteve në periudhën e kaluar një nivel të lartë përgjegjësie dhe profesionalizmi dhe përmes pajtueshmërisë së plotë me Protokollin e Mbrojtjes nuk lejoi përhapjen e brendshme të virusit Covid-19”, thonë nga MPPS.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *