Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka kumtuar detaje për aksidentin në Ramanli të Kumanovës.
Aksidenti është denoncuar në ora 16:10, ndërkaq në të janë përfshirë dy vetura. Njëra me targa të Tetovës e markës “Polo” dhe një me targa të Zvicrës e markës “BMW”.
Dy persona janë rëndë të lënduar, por detaje të tjera nuk kumtohen nga MPB-ja, pasi ende nuk ka përfunduar ekspertiza./TV21