Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë plagosur pas përplasjes së dy trenave në Çeki. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit që ndodhi pranë kufirit me Gjermaninë, ndërsa helikopterët dhe ambulancat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e parë.
Sipas policisë 31 persona janë plagosur, 7 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike./abcnews