“Komuna e Çairit dhe zjarrfikësit e “Bajram Miftarit” në ndihmë të rajoneve të përfshira nga zjarret në Nagoriç të Vjetër”, ka thënë Ganiu.
“Ekipi i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” që funksionon në kuadër të Komunës së Çairit, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është nisur për ndihmë të rajoneve të përfshira nga zjarret në Nagoriç të Vjetër të rrethit të Kumanovës”, ka shkruar në Facebook kryetari i komunës Çair.
Heronjtë tanë të aksioneve të shpëtimit nga SHZV “Bajram Miftari” i janë përgjigjur menjëherë kërkesës së Drejtorisë për Mbrojtjen dhe shpëtim për të intervenuar në zonat e përfshira nga flakët.
Komuna e Çairit dhe SHZV “Bajram Miftari” janë gjithmonë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar rajonet e përfshira nga katastrofat natyrore.