Dizeli nga mesnata do të shtrenjtohet për 3.5 denarë për litër, benzinat për 2 denarë, ndërsa Vaji i Lehtë për Amvisëri për 1.5 denarë.
Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit për Energjetikë.
Sipas vendimit, çmimi i ri i EURODIZEL do të jetë 63,5 denarë. Një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 73, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 75 denarë për litër.
Një litër Vaj Ekstra i Lehtë për Amvisëri do të kushtojë 63.5 denarë.